Unioni
Bismilahi Rahmani Rahim
E Selam Alejkum we rahmetullhi we berkatehu
Lajmërim
Shkurtimisht do ta paraqesim qëllimin dhe synimet që dëshirojë me ndihmën e Allahut s.v.t të arrihen nëpërmjet këtij projekti. U.M.S – Unioni i Muslimanëve në Suedi 2. Organizimi dhe kordinimi i aktiviteteve fetare dhe kulturore në jetën e përditshme në këto troje. 3. Ndihmesa dhe përkrahja në realizimin e sunimeve të muslimanve për ta lehtësuar, përmirsuar, dhe avancuar ambientin Islam në jetën e tyre në këto troje. Mysafir nderi dhe ligjerues në promovim të Unionit do të jetë i nderuari hoxhë Ali ef. Shabani nga Shkupi. Poashtu po ju informojmë se ka disa propozime për detyrat e para që do ti ketë kjo kryesi dhe një Këshill i formuar prej hoxhallarëve nga trojet tona që ta drejtojnë këtë Union nga aspekti sheriatik, për më shumë do të informohemi në ditën e promovimit. Shoqata al nour Drita
Duke u nisur nga urdhëri i Allahut fuqiplotë që na drejtohet në librin e Tij famlartë surja 5:2 ...Ndihmoni njëritjetrin për mirësi dhe devotshmëri por jo në mëkate dhe armiqësi...
Muslimanët janë të obliguar ta ndihmojnë njërtjetrin në çështjet që shpiejnë nga dëvotshmëria dhe mirësia dhe ndalimin e njëritjetrit nga çështjet që shpiejnë në mëkate dhe armiqësi. Krejt kjo që feja e Allahut të jetësohët mes muslimanëve dhe njerëzve në përgjithësi.
Muslimanët janë të detyruar ta ndihmojnë fenë Islame në mënyre që të arrijë ndihma e Allahut të madhërishem. Allahu xh.xh në Kuranin famlartë thotë : ...O besimtarë nëse ju ndihmoni fenë e Allahut , Ai u ndihmon juve dhe u a forcon këmbët tuaja......Muhammed:7. Dhe dihet mirë se suksesi në jetë dhe në çdo çështje është vetëm me ndihmën e Allahut s.v.t.
Për ti vënë në praktikë urdhërat e Allahut s.v.t gjithësesi duhet të veprohet si në rrafshin individual dhe atë shoqëror. Mirëpo kauza e Islamit kërkon angazhimin e muslimanve me xhematin sepse jetësimi i Islamit arrihet vetëm me Xhematin,dhe atë prej faljës së Namazit deri tek Haxhi.dhe për këtë çështje nuk ka dyshim. E që gjithashtu nuk ka dyshim që plogështia dhe gjendja e mjerueshme që i ka goditur muslimanët në ditet e sotme është mu për shkak të mos bashkpunimit mes vete. Pra njëri prej shkaqëve më të rëndësishëm është mos kordinimi i muslimanëve mes vete.
Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë dhe nga fjala e Allahut fuqiplotë në Kuranin famëlartë ku thotë …..Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata ta ndryshojnë vetën e tyre … surja :Er-Rra`d :7, Shoqata Islame Al -Nour Drita ka inicuar idenë për bashkimin dhe unifikimin e Xhemateve muslimane në Suedi në një union të përbashkët.
Shoqata islame Al-Nour Drita në aktivitetet e saja gjatë muajve të kaluar ka vizituar Xhematet e muslimanve në ato qytete të Suedis ku dihet se ekzistojnë xhemate shqipfolëse dhe keto vizita janë duke u bërë vazhdimisht edhe tani e tutje. Qëllimi i këtyre vizitave është fillimisht njoftimi mes vete diskutime të ndryshme rreth bashpunimit mes Xhemateve dhe njëkohsisht si projekt ka qenë edhe ideja për formimin e një Unioni të përbashkët. Faleminderimi i takon vetem Allahut s.v.t kjo ide ka qenë e mirëpritur nga të gjitha xhematet deri më tani.
Qëllimi dhe synimet që dëshirohen të arrihen nëpërmjet këtijë projekti në pika të shkurtëra:
1. Bashkimi dhe unifikimin e muslimanve shqipfolës në Suedi.
1.1 - Me bashkimin dhe unifikimin e muslimanve shqipfolës ne Suedi nënkuptohet:
A. Në radhë të parë :Bashkimin dhe vëllazërimin e muslimanëve shqipfolës me qëllim të ruajtjes dhe kultivimin e Islamit burimor si dhe kulturës tonë këtu në mërgim.
B. Së dyti : Bashkimin dhe vëllazërimin e muslimanve shqipfolës për promovimin dhe përhapjen e doktrines Islame tek shqipfolësit në Suedi.
2. 1 – Me organizimi dhe kordinimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore në jetën e përditshëme në këto troje nënkuptohet:
A. Formimi i infrastrukturës udheheqëse në kryesin e Unionit , e cili do të ndihmojë në organizimi dhe kordinimin e aktiviteteve që do të realizohen nga xhematet e qyteteve të Suedis.
B. Përfaqsimi i secilit xhemat në kryesinë e Unionit me nga një apo më shumë antarë me qëllim të realizimit të interesave të xhematit përkatës.
3. 1 – Me ndihmesën dhe përkrahjen në realizimin e sunimeve të muslimanve për ta lehtësuar, përmirsuar, dhe avancuar ambientin Islam në jetën e tyre ne këto troje nenkuptohet:
A. Të ndihmohen inciativat e marra nga muslimanët në forma projektësh nëse paraqiten të nevojsheme si p.sh : ndërtimi i Xhamive, Mesxhideve, qerdheve për fëmije,dhe krijimin e ambinteve Islame famijare per muslimanet dhe shumë të tjera.
B. Realizimin e projekteve bamirëse që do të ndikonin përmirsimin e jetës së muslimanëve pa marrë parasysh trojet ku banojne ata.
Ky është qëllimi i projektit Unionit në pika të shkurtëraa. Planprogrami mund të avancohet kur të zgjedhet kryesia e tij, pra e Unionit inshallah.
Shoqata Al – Nour Drita ka ofruar mundësinë e Promovimit të ides së projektit të Unionit më 23 Prill ditën e shtune në qytetin e Malmos ku do ti informojë të gjitha xhematet e interesuar për këte projekt, për kohën dhe vendin e mbajtjes së promovimit.
Njëherit kërkojmë nga të gjithë ata të cilët kan shprehur intersim që të marin pjesë në formimin e unionit, që para se të vijnë në promovim, parakohe të jenë të përgatitur me informatën që lexuat më lartë, dhe të keni spaku një përfaqësues që do të mer pjesë në kryesinë e Unionit të Suedisë.
Lusim Allahun, poashtu lutne edhe ju që Ai të na i çel dyert e suksesit që të jemi bajraktarë të këtij hajrit të madh inshAllah.
Me respekt ndaj jush,
/nga Kryesia dhe xhemati i Shoqatës Islame në Malmö Al Nour Drita.
Adresa: Ramelsväg 103Qyteti: MalmöKodi postal: 21369Shteti: Suedi
Tel: +4676 - 564 56 95